Tortoshi: Ky futbollist i Kosovës është 'diamant'

Tortoshi: Ky futbollist i Kosovës është 'diamant'

Sport March 24, 2019 - 23:26
Detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Jusuf Tortoshi, ka thënë se mesfushori Edon Zhegrova është 'diamant' i Kosovës, raporton Zëri.info.

Ai ka thënë se Zhegrovës i duhet paska kohë.

"Edon Zhegrova është 'diamant' i Kosovës. Mos harroni se ai është vetëm 19-vjeçar. Nuk është duhet ecur, por duke fluturuar, duhet ta kuptojmë. Edhe Messi është vetiak, mirëpo është lojtari më i mirë në botë", ka deklaruar Jusuf Tortoshi, për emisionin 2 me 1 në RTV 21.

Zhegrova i cili luan në Basel është kritikuar në ndeshjen e fundit me Danimarkën për lojën individuale nga tifozët dhe analistët e futbollit vendor. /Zëri.info