Osmani i 'Stupcave' zbulon momentin më të mirë në ndeshjen kundër Danimarkës

Osmani i 'Stupcave' zbulon momentin më të mirë në ndeshjen kundër Danimarkës

Sport March 24, 2019 - 23:08
Detajet

Osman Azemi është njëri prej tifozëve më të flaktë të Përfaqësueses Kosovare.

Aktori i mirënjohur kosovar që njihet për rolin e tij te 'Stupcat', ishte i pranishëm në "Fadil Vokrri" të enjten për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Dhe në "Sports Show", Azemi ka zbuluar momentin më të mirë në ndeshje, shkruan Zëri.

"Djelmoshat po luajnë mirë, por edhe kur të hupim, le të hupim si burra", tha Osmani fillimisht.

"Momenti më i mirë ishte kur shënuam golin e dytë, as vetë nuk e di a jemi përqaf apo çfarë me miqtë që kemi qenë në stadium", vlerësoi Azemi./Zëri/