Ndihmësi i Bernard Challandes zbulon 'sekretin' e formës së yjeve të Kosovës

Ndihmësi i Bernard Challandes zbulon 'sekretin' e formës së yjeve të Kosovës

Sport March 24, 2019 - 23:03
Detajet

Genc Hoxha është njëri prej ndihmësve të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes.

Kosova e ka nisur mbarë vitin 2019 duke barazuar 2:2 me Danimarkën, shkruan Zëri.

Ndërsa, nesër 'Dardanët' e nisën fushatën eliminatore të "Euro 2020" ndaj Bullgarisë, kurse Hoxha ka folur për paraqitjet e Kosovës së fundmi.

"Vetë fakti se si këta djem të ri luajnë pa komplekse, kanë besim në aftësitë e tyre, nuk ngurrojmë të sulmojmë as ndaj Kombëtareve si Danimarka", tha fillimisht Hoxha.

"Si rezultat i kësaj, kemi rezultate të mira, ata që i kanë përcjell stërvitjet tona, i njohin lojtarët", shtoi ai./Zëri/