Edon Zhegrova 'kapet mat' me këtë bukuroshe në prehër

Edon Zhegrova 'kapet mat' me këtë bukuroshe në prehër

Sport mars 24, 2019 - 20:50
Detajet

Përveç se është një futbollist tejet i talentuar, Edon Zhegrova është mjaft aktiv edhe në jetën e tij private.

Futbollisti me prejardhje nga Lipjani momentalisht ndodhet në Kosovë për ndeshjet me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Zëri.

Por, së fundmi, jeta e tij private ka qenë 'cak' i medieve vendore.

Image

Në postimin e tij të fundit në Instagram, futbollistit të Baselit i erdhi një koment tejet interesant.

"Ti ke punuar për suksesin tëndë. Meriton më shumë. Jam krenar me ty", kishte shkruar një femër (E.M) në këtë postim të Edonit.

Por, ajo që mori vëmendjen ishte fotoja e saj me Zhegrovën, ku dyshja shihen mjaft të afërt.

E.M e ka vendosur këtë foto në profil të llogarisë së saj në Instagram, ku ajo me Edonin shihen tejet të afërt në mes vete.

Image

Ndryshe, trajneri Bernard Challandes pritet të luajë me Edonin në ndeshjen kundër Bullgarisë së paku nga pjesa e dytë./Zëri/