Federata bullgare ia 'huq' me të madhe, paralajmëron tifozët para ardhjes në Prishtinë

Federata bullgare ia 'huq' me të madhe, paralajmëron tifozët para ardhjes në Prishtinë

Sport March 24, 2019 - 17:04
Detajet

Në prag të ndeshjes me Kosovën, Federata e Futbollit të Bullgarisë ka lansuar një njoftim interesant për tifozët e saj.

Nesër në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova do të përballet me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve për Evropianin "Euro 2020", shkruan Zëri.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, kurse Federata bullgare ka paralajmëruar tifozët që do të udhëtojnë drejt Prishtinës.

Image

Sipas Federatës bullgare, qyteti i Prishtinës nuk është edhe aq i sigurtë, kurse ka kërkuar nga ta që të mos shëtisin jashtë qendrës, për shkak të rreziqeve nga minat e lëna nga paslufta.

"Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet në Prishtinë, një qytet me një popullësi rreth 200 mijë banorë. Ju këshillojmë që t'i shmangni shëtitjet jashtë qendrës për shkaqe sigurie. Sidomos shëtitjet larg qendrës për shkak të pranisë eventuale të minave të lëna nga lufta", thuhet në njoftim.

Ndryshe, ndeshjen e parë për këtë vit, Kosova e nisi me një barazim 2:2 ndaj Danimarkës në miqësore, kurse Bullgaria barazoi 1:1 me Malin e Zi./Zëri/ 

Image