Vojvoda e 'zë ngushtë' Zenelin: Ruju Arbër se dhjetë sekonda me të hup përqëndrimi, e han..

Vojvoda e 'zë ngushtë' Zenelin: Ruju Arbër se dhjetë sekonda me të hup përqëndrimi, e han..

Sport March 24, 2019 - 16:53
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes do ta presë Bullgarinë nesër në mbrëmje në stadiumin "Fadil Vokrri".

Ndërkaq, atmosfera në grup mes lojtarëve është e jashtëzakonshme, shkruan Zëri.

Image

Kosova e zhvilloi të enjten ndeshjen e parë për këtë vit, ku në një miqësore barazoi 2:2 me Danimarkën.

Por, pas ndeshjes, një deklaratë e mbrojtësit Mërgim Vojvoda kishte bërë bujë në rrjetet sociale.

"Dhjetë sekonda me të hup përqëndrimi e han përmas", kishte deklaruar Vojvoda pas ndeshjes.

Dhe kjo fjali e Vojvodës tashmë po vazhdon të përdoret edhe më tej në kampin e futbollistëve të Kosovës.

Image

Para stërvitjes së sotme, Vojvoda ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke luajtur me Arbër Zenelin në një video-lojë.

Duke e parë Zenelin tejet të përqëndruar, Vojvoda i tha: "Ruju Arbër, dhjetë sekonda me të hup përqëndrimi, e han..".

Ndryshe, Kosova dhe Bullgaria përballen nesër në stadiumin "Fadil Vokrri" nga ora 20:45./Zëri/