Reagon FFK-ja pas zërave se Kombëtarja bullgare refuzoi të stërvitet në 'Fadil Vokrri'

Reagon FFK-ja pas zërave se Kombëtarja bullgare refuzoi të stërvitet në 'Fadil Vokrri'

Sport March 24, 2019 - 16:36
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta nis ciklin eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

"Dardanët" do ta presin në stadiumin "Fadil Vokrri" Kombëtaren bullgare për eliminatoret e "Euro 2020", shkruan Zëri.

Ndërkaq, në agjendën e publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë pasditës së sotme është paraparë të ketë një seancë stërvitëse e futbollistëve bullgarë si dhe një konferencë shtypi.

Por, në mediet vendore bëri bujë lajmi se Kombëtarja e Bullgarisë ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Image

Megjithatë, i pari i FFK-së, Agim Ademi i ka përgenjështruar këto zëra duke thënë se bullgarët do ta zhvillojnë sot seancën stërvitore si dhe konferencën për shtyp.

"Po, Kombëtarja bullgare do të stërvitet në stadiumin 'Fadil Vokrri' sot", ka thënë shkurt Ademi për Zërin.

Ndryshe, Kombëtarja e Bullgarisë do ta mbajë konferencën për shtyp nga ora 19:00, ndërkaq stërvitjen në ora 19:30./Zëri/