Përfundon Kupa Evropiane e xhudos, Driton Kuka ka një mesazh për Federatën greke

Përfundon Kupa Evropiane e xhudos, Driton Kuka ka një mesazh për Federatën greke

Sport mars 24, 2019 - 16:21
Detajet

Sot ka përfunduar Kupa Evropiane e xhudos për juniorë për grupmoshat U-21, i cili u mbajt në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë sjellur dy medalje Kosovës në këtë eviniment, shkruan Zëri. 

Erza fitoi medaljen e artë falë pesë fitoreve, katër me luftë në kategorinë deri në 48 kilogramë. 

Image

Medalistja e bronztë Olimpike për të reja, në finale mposhti austriaken, Jaqueline Springer.

Flaka po ashtu shënoi pesë fitore, katër me luftë. 

Në finale të kategorisë deri në 57 kilogramë ajo mundi austriaken, Losa Grabner. 

Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u eliminua në rrethin e parë. Laura Fazliu (-63 kg) humbi luftën për medaljen e bronztë, duke përfunduar në vendin e pestë

Ndërlaq, Shpat Zekaj i kategorisë deri në 100kg ishte favoritë për të artën, por dështoi në gjysmëfinale, dhe mori vetëm medaljen e bronztë.

Kurse, Arbër Kullashi i kategorisë deri në 81 kilogramë, u radhit vetëm në vendin e shtatë.

Image

Dhe për këto suksese është shprehur mjaft i kënaqur edhe trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka lavdëruar edeh mikëpritjen e Federatës greke.

"Mikëpritja e Federatës greke ishte në nivel dhe ata shprehën mirënjohje që Kosova është në tokë greke për të treguar potencialin e saj, ku mediat atje reflektuan pozitivisht karshi simboleve tona shtetërore", shkroi Kuka./Zëri/