Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës, ky është zhvillimi i fundit

Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës, ky është zhvillimi i fundit

Sport March 24, 2019 - 16:08
Detajet

Djemtë e Përfaqësueses U17, për pesë ditë me radhë janë përgatitur për garat e rrethit elitë, ndërsa nesër në ndeshjen  e parë do të ballafaqohen me Kombëtaren U17 të Ukrainës. 

Në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë, futbollistët e rinj me një përkushtim e zell të madh kanë punuar sipas programit të përzgjedhësit Besnik Kollari dhe ndihmësve të tij, shkruan FFK, përcjell Zëri. 

Fokus i të gjitha seancave stërvitore ka qenë mbrojtja e ngjeshur, një mesfushë me qarkullim të topit, sulme dhe kundërzbritje të furishme, sikur që edhe gjuajtjet e lira nga pozitat e ndryshme dhe gjuajtjet nga këndi ishin detyra të përhershme. 

Ekipit U17 tashmë i është bashkëngjitur edhe drejtori teknik i FFK-së, Michael Nees. 

Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të ekipit kombëtar është e mirë dhe djemtë janë të gatshëm për ndeshje. 

Kosova nesër në hapje të garave të këtij rrethi do të takohet me Ukrainën prej orës 11.00.  

Të gatshëm janë shprehur edhe përzgjedhësi Besnik Kollari dhe kapiteni Valon Zumberi, të cilët pas stërvitjes së fundit para ndeshjes së nesërme deklaruan:   

"Të gjitha ekipet me të cilat do të ballafaqohemi në këtë rreth janë jashtëzakonisht të forta dhe cilësore për vet  faktin se janë kualifikuar për rrethin elitë. Ndaj, mendoj se do të jenë ndeshje të forta e të vështira dhe kështu do të jetë edhe takimi me Ukrainën. Ne kemi punuar ne përkushtim, në mënyrë që t’i kundërvihemi në mënyrën sa më të mirë dhe jo vetëm të kemi paraqitje të mirë, por edhe rezultat të mirë. Do ta bëjmë më të mirën të mundshme dhe mbetet të shihet se çka do të na sjellin këto ndeshje".

Ndërkaq, Zumberi tha: "Jemi përgatitur mjaft mirë dhe mendoj se Ukraina nuk është më e mirë se ne, prandaj mendoj se do të kemi rezultat pozitiv. Kemi një grup të mirë lojtarëve që kemi edhe komunikim dhe me bashkëveprime të mira do ta arrijmë suksesin"./Zëri/