Djali i Johan Cruyff vjen me një postim prekës 3 vite pas vdekjes së babait

Djali i Johan Cruyff vjen me një postim prekës 3 vite pas vdekjes së babait

Sport March 24, 2019 - 15:41
Detajet

Djali i Johan Cruyffit, Jordi e ka kujtuar legjendën holandeze 3 vite pas vdekjes së tij, transmeton zeri.info

Cruyff i cili ndërroi jetë 24 mars të vitit 2016 do të mbahet mend gjatë për stilin e famshëm të lojës “tiki-taka” që e shpiku te Barcelona.

Jordi e shpërndau një mesazh në rrjetet sociale dhe një video festive për babin e tij.

“Tre vjet që na ke lënë, por prania jote qëndron në zemrat tona. Si një lojtar, një trajner, një vizionar dhe një njeri që kujdeset për të tjerët, për mua ti do të mbetesh heroi im. Faleminderit për dashurinë që me ke dhënë, dhe vlerat që na keni lënë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”./Zëri