Legjendat e Milanit imitojnë grupin muzikor 'The Beatles'

Legjendat e Milanit imitojnë grupin muzikor 'The Beatles'

Sport March 24, 2019 - 15:22
Detajet

Legjendat e Milanit ditën e djeshme kanë qenë në qytetin e Liverpulit, ku e zhvilluan një ndeshje kundër atyre të Liverpoolit për motive bamirësie, transmeton zeri.info

Spektakël, nostalgji, art dhe shumë klas pati dje në “Anfield ”, në ndeshjen që u fitua 3:2 nga legjendat e Liverpoolit. 

Por art është bërë edhe në rrugët e Liverpulit, ku katër ish-lojtarë të Milanit kanë dashur të imitojnë grupin legjendar muzikor “The Beatles”.

Massimo Oddo, Gennaro Gattuso, Andrea Pirlo dhe Massimo Ambrosini kanë pozuar duke kaluar rrugën e famshme “Abbey Road”, ku grupi muzikor ka bërë foton historike duke kaluar nëpër zebrat rrugore. 

Image