Ish-futbollisti gjeorgjian: Giorgi Chakvetadze është më i talentuar se sa Xhaka e Shaqiri

Ish-futbollisti gjeorgjian: Giorgi Chakvetadze është më i talentuar se sa Xhaka e Shaqiri

Sport mars 24, 2019 - 14:54
Detajet

Ish-futbollisti gjeorgjian, Mikhail Kawelashvili ka lavdëruar talentet gjeorgjianë pak para ndeshjes Gjeorgji – Zvicër, që u mbyll me fitoren 2:0 të mysafirëve, transmeton zeri.info

Kawelashvili sheh një të ardhme të ndritshme për futbollin gjeorgjian, shkruan "blick.ch"

Ai thotë se 19-vjeçari Giorgi Chakvetadze ka më shumë talent sesa dyshja kosovare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Ne kemi shumë talente premtuese. Më i miri është Giorgi Chakvetadze. Ai është 19-vjeçar, luan te Genti dhe ka më shumë talent sesa Xhaka dhe Shaqiri”, deklaroi ai./Zëri

Image