Lajm fantastik për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Lajm fantastik për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Sport March 24, 2019 - 12:00
Detajet

Gjendja e lëndimit të Benjamin Kolollit është duke u përmirësuar.

Mjeku i ekipit të Kosovës, Murat Berisha deklaroi se mesfushori i Zurichut, do t’i nënshtrohet edhe një testi mjekësor për të shikuar gjendjen e lëndimit, por nuk e ka mohuar mundësinë që Kololli të luaj kundër Bullgarisë.

26 vjeçari nuk ka kryer stërvitjet e plota asnjëherë me Kosovën gjatë këtij grumbullimi.

Mediumi “Indeksonline” ka raportuar gjatë ditës së sotme se Kololli do ti bashkangjitet sot (e diel) shokëve të tij, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë.

Stërvitja do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.