Kosova do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Bullgarisë

Kosova do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Bullgarisë

Sport March 23, 2019 - 18:03
Lexoni detajet

Kombëtarja e Kosovës ka pranuar një lajm shumë të keq para ndeshjes me Bullgarinë.

Në kuadër të eliminatoreve të kampionatin evropian 2020, kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë do ta luaj kundër kombëtares së Bullgarisë.

Për këtë ndeshje, për fat të keq, Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Benjamin Kolollit.

Këtë lajm e ka konfirmuar doktori i kombëtares së Kosovës, Murat Berisha, i cili ka njoftuar për gjendjen e lojtarit.

Sot është bërë rezonanca magnetike dhe kemi dal në përfundim që Kololli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bullgarisë” ka thënë Berisha, për ‘Gazeta Olle’ përcjell lajmi.net.

Benjamin Kololli ka qenë ndër lojtarët kyç në formacionin e Challandes në garat e Ligës së Kombeve, ku kishte shënuar dhe asistuar për kombëtaren.

Leart Paqarada pritet të jetë lojtari që do të mbulojë hapësirat e lëna nga ylli i Zurich.