Anglia me një mungesë të madhe ndaj Malit të Zi

Anglia me një mungesë të madhe ndaj Malit të Zi

Sport March 23, 2019 - 17:39
Lexoni detajet

Me lajmin e fundit nga stafi mjekësor i kombëtares së Anglisë, është ndezur një fije shprese për kombëtaren e Malit të Zi.

Skuadra e udhëhequr nga Gareth Southgate, do të paraqitet në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të Euro 2020, pa super yllin e mesfushës.

Eric Dier, pësoi një dëmtim në fitoren 5:0 të Anglisë kundër Çekisë, dhe do të lihet në pushim për ndeshjen e dytë, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’ është një dëmtim muskulor që do t’ia pamundësoj paraqitjen yllit të Tottenham.

Por, duke pasur parasysh fondin e lojtarëve në kampin e tre luanëve, nuk pritet të ketë ndonjë problem shumë serioz për Southgate.