Reja trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë? Ja çfarë thotë italiani

Reja trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë? Ja çfarë thotë italiani

Sport March 23, 2019 - 17:14
Lexoni detajet

Sot Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Christian Panucci.

Humbja e mbrëmshme e kombëtares ‘kuq  e zi’ ishte e nënta në 15 ndeshje për Panuccin, shifër kjo që shtyu drejtuesit e federatës të mendojnë për ndryshime.

Nga emrat që po përmenden për të zëvendësuar trajnerin italian është edhe ai i Edoardo ‘Edi’ Reja.

Reja i cili ka qenë trajner i skuadrave të njohura italiane si Napoli, Lazio, Bologna, Torino e Catania, ishte dje në ‘Loro Boriçi’ për të parë nga afër kombëtaren shqiptare.

Por, a kishte kjo vizitë ndonjë lidhje me punën e tij si trajner tek kombëtarja e Shqipërisë? Reja ka shpjeguar gjithçka për ‘Top Channel’, përcjell lajmi.net.

“Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi  dhe nuk konkludoi rastet. Unë kam ardhur në Shqipëri të shoh disa lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane dhe kjo është arsyeja pse jam në lëvizje”, ka thënë Reja.

Ndërsa mundësisë që ai të jetë trajneri i Shqipërisë i është përgjigjur: “Jo, jo. Nuk flas për këtë gjë”ka shtuar ai.

Është thënë se mund të jetë edhe Ervin Bulku një nga ata që do të vazhdojë punën me kombëtaren kuq e zi. Mbetet të shihet cili do të jetë vendimin i FSHF.