Gazetari e publikon videon e deklaratës spektakolare të Vojvodës: '10 sekonda me të hupë përqendrimi, e han përmasë'

Gazetari e publikon videon e deklaratës spektakolare të Vojvodës: '10 sekonda me të hupë përqendrimi, e han përmasë'

Sport mars 22, 2019 - 17:51
Detajet

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që shkëlqeu sot në ndeshjen kundër Danimarkës, tha se me këtë ndeshje iu kanë dëshmuar botës se Kosova mund t’ia vështirojë punën edhe kombëtare më të mëdha, transmeton zeri.info

Ai pati edhe një shpjegim për marrjen e golit të fundit nga kombëtarja daneze. Vojvoda ka thënë se ishte dëshpëruese që të barazojnë marrë parasysh se Kosova ishte në avantazh.

“Kryesorja sot ka qenë me iu tregu krejt botës që edhe me kombëtare të mëdha mund të luajmë shumë mirë”, ka thënë Vojvoda.

Ndërsa, ai tregoi edhe çka ndodh nëse skuadrat shpërqendrohen kur luajnë kundër kombëtarëve të mëdha si Danimarka.

"Ka qenë dëshpërim pak se e morëm golin në minutat e fundit, por kundër këtyre kombëtareve të mëdha, 10 sekonda me të hupë koncetrimi e hanë përmasë, në kuptimin e lojës”, ka thënë Vojvoda pas ndeshjes për SuperSupersport Kosova.

Gazetar Arlind Sadiku e ka postuar këtë video në rrjetin social Facebook. /Zëri.info