Gjendet e vdekur dëshmitarja e Berlusconit

Gjendet e vdekur dëshmitarja e Berlusconit

Sport March 22, 2019 - 17:12
Detajet

Modelja Imane Fadil, e cila ka qenë dëshmitare e ish-pronarit të klubit italian, Milan, Silvio Berlusconi, është gjetur e vdekur, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare thuhet se ajo është helmuar, shkruajnë mediat italiane, përcjell Zëri.info.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa thuhet se 36-vjeçarja është helmuar me materie radioaktive.

Hetuesit janë duke bërë përpjekje për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së modeles, e cila ka qenë dëshmitare e Berlusconit. Ndërkohë 82-vjeçari Berlusconi ishte liruar nga akuzat se kishte paguar për marrëdhënie seksuale me prostitutën e mitur, ndërkohë që ishte dënuar për shkak të fshehjes së tatimit. /Zëri/