Shkencëtarët e gjenetikës: Messi mund të klonohet

Shkencëtarët e gjenetikës: Messi mund të klonohet

Sport March 22, 2019 - 13:24
Detajet

Lionel Messi mund të klonohet ose së paku kështu thonë shkencëtarët e gjenetikës. Specialisti i gjenetikës, Arcardi Navarro thotë se klonimi i Messit është i mundshëm me praktikat e sotme, transmeton zeri.info

Shkencëtarët e gjenetikës besojnë se mund ta klonojnë Lionel Messin në të ardhmen duke shfrytëzuar praktikat momentale shkencore. Messi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Barcelona, derisa ka shënuar plot 591 gola në 674 paraqitje. Dhe me 31-vjeçarin që ka hyrë në vitet e fundit të karrierës së tij, botën e kanë kapluar dilemat nëse do ta shohin ndonjëherë një lojtarë me kualitetin e tij, shkruan “Goal.com”.

Sidoqoftë, shkencëtarët besojnë se ata mund ta klonojnë yllin e Barcelonës në një tjetër version në të ardhmen, transmeton zeri.info

Arcadi Navarro, specialist i gjenetikës dhe kryetar i Arkivës Evropiane të fenomeneve Gjenetike, thotë se klonimi i Messit është i mundshëm.

“Po, Messi mund të klonohet duke përdorur teknikat momentale. Do të ishte shumë i ngjashëm me Messin, do të dukej si një vëlla binjak. Do të ishte sikur të kishin lindur dy binjakë dhe do t’i ngrinim për 20 apo 30 vite. Ky individ do të kishte potencialin e njëjtë me të Messit, por gjenetika edhe vetëm një komponent. Të tjerat janë edukimi, ambienti”, ka deklaruar Navarro.

“Messi nuk është Messi vetëm për shkak të gjenetikës së tij, por për shkak të gjithçkaje që ai ka jetuar, edukimin e tij, kohën e kaluar te ‘La Masia’, trajtimin që ka marrë. Gjenetika na dhuron vetëm potencialin, varet nga ne që puna të kompletohet”, shtoi ai.

Messi ka shënuar 39 gola gjatë këtij edicioni dhe është në rrugë të mirë për titullin e 10-të të tij në La Liga me Barcelonën, derisa klubi katalonjas ka 10 pikë më shumë sesa vendi i dytë, që mbahet nga Atletico Madridi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi argjentinas gjithashtu është në garë për të fituar titullin e pestë në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën që shihet si favorit ndaj Manchester Unitedin në çerekfinalen e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube./Zëri