Kosova thellon rekordin, a e dini se kur e ka pësuar humbjen e fundit?
FOTO: Laura Hasani

Kosova thellon rekordin, a e dini se kur e ka pësuar humbjen e fundit?

Sport March 22, 2019 - 13:19
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po kalon momente të jashtëzakonshme, shkruan Zëri.info.

Kosova nuk ka pësuar humbje në 11 ndeshjet e fundit derisa kanë kaluar 532 ditë që nga humbja e fundit.

Humbjen e fundit Kosova e ka pësuar nga Islanda në tetor të vitit 2017 me rezultat 2:0.

Kosova në ndeshjen e fundit arriti që të barazojë në një ndeshje miqësore me Danimarkën me rezultat 2:2 në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, të enjten.

Image

Djelmoshat e Bernard Challandesit treguan një tjetër paraqitje impresive

Sfida e parë eliminatore ndaj Bullgarisë, po vjen në momentin më të mirë të mundshëm për Kosovën.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të hënën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Zëri.info

11 ndeshjet e fundit të Kosovës

Kosova 4:3 Letonia

Kosova 1:0 Madagaskari

Kosova 2:0 Burkina Faso

Shqipëria 0:3 Kosova

Azerbajxhani 0:0 Kosova

Kosova 2:0 Ishujt Faroe

Kosova 3:1 Malta

Ishujt Faroe 1:1 Kosova

Malta 0:5 Kosova

Kosova 4:0 Azerbajxhani

Kosova 2:2 Danimarka

Kosova - Bullgaria

Image