Edhe Swansea e feston golin e Celinës për Kosovën

Edhe Swansea e feston golin e Celinës për Kosovën

Sport March 22, 2019 - 12:13
Detajet

Bersan Celina e gjeti golin e tij të parë me fanellën e Kosovës në barazimin e djeshëm 2:2 në miqësoren ndaj Danimarkës, transmeton zeri.info

Me këtë gol Celina e bëri krenar edhe klubin e tij, Swansea City.

Klubi që garon në kategorinë e dytë angleze është impresionuar me golin e futbollistit të tij dhe i ka kushtuar një postim në rrjetin social “Twitter”.

“Punë e mirë, #BC10. Bersant Celina ishte i saktë dhe e shënoi golin e tij të parë për Kosovën, në barazimin 2:2 të tyre në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, që u zhvillua mbrëmë”, ka shkruar faqja zyrtare e Swanseas./Zëri