Zhegrova reagon pas kritikave, shikoni se çka shkruan

Zhegrova reagon pas kritikave, shikoni se çka shkruan

Sport March 21, 2019 - 23:50
Detajet

Edon Zhegrova ka luajtur sonte vetëm nga pjesa e dytë në miqësoren kundër Danimarkës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova barazoi 2:2 ndaj Kombëtares daneze.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes vendosi të luajë në pjesën e dytë me Zhegrovën duke e inkuadruar atë në vend të Milot Rashicës, shkruan Zëri.

Por, ai u kritikua tejmase për paraqitjen e sontme nga tifozët e Kosovës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Faleminderit gjithve per perkrahjen e jashtzakonshme ë We continueë

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

Megjithatë, pas ndeshjes, ai ka shkruar në rrjetin social, Instagram, duke falënderuar tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar ish-anëtari i Genk.

Ndryshe, Zhegrova luan te Baseli në Zvicër ku është duke vuajtur tejmase për minutazh nga trajneri Marcel Koller./Zëri/