Holanda e shkëlqyer, Kroacia fiton me përmbysje, Belgjika kryen detyrën

Holanda e shkëlqyer, Kroacia fiton me përmbysje, Belgjika kryen detyrën

Sport March 21, 2019 - 23:21
Detajet

Holanda ka regjistruar fitore 4:0 Bjellorusinë duke marrë kryesimin e grupit C të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Memphis Depay në minutën e parë të ndeshjes kaloi në epërsi ‘Tulipanët’.

Me këtë gol, ai u bë lojtari më i ri (25 vjeç e 36 ditë) që arrin në kuotën e 14 golave me Kombëtaren holandeze që prej Patrick Kluivert në vitin 1999 (22 vjeç e 339 ditë), shkruan Zëri.

Gini Wijnaldum dyfishoi rezultatin përpara se Depay të shënonte të tretin nga pika e bardhë e penalltisë.

Ai është kthyer në një lojtar kyç te Holanda që është ringjallur pas mospjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Në fund, ishte gjiganti i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ai që shënoi golin e katërt.

Ndeshja e ardhshme e "Tulipanëve" do të jetë të dielën kundër Kombëtares së Gjermanisë.

Image

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda e Veriut ka mposhtur 2:0 Estoninë.

Në Grupin I, të përbërë nga gjashtë ekipe, Belgjika ka fituar ndaj Rusisë me rezultatin 3:1.

Ishin Tielmans dhe Hazard (2) që shënuan për vendasit, ndërsa Cheryshev golin e vetëm të rusëve.

Në dy ndeshjet e tjera, Qipro ka fituar 5:0 ndaj San Marinos, ndërsa Skocia është mposhtur 3:0 në fushën e Kazakistanit.

Maqedonia e Veriut ka fituar 3:1 ndaj Letonisë duke marrë kryesimin e Grupit G.

Polonia ka fituar 1:0 ndaj Austrisë jashtë fushe falë golit të Piatek në pjesën e dytë, ndërsa Izraeli ka barazuar 1:1 ndaj Sllovenisë.

Në ndeshjet e Grupit E, Kroacia nënkampione e botës ka marrë një fitore të vuajtur 2:1 në shtëpi kundër Azerbajxhanit.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me Sheydaev (19'), por vendasit kanë përmbysur me Barasic (44') dhe Kramaric (79').

Vendi i parë në këtë grup mbahet nga Sllovakia, që ka fituar 2:0 ndaj Hungarisë./Zëri/