Lajm i mirë për Kosovën, Bullgarisë i mungon lojtari kryesor

Lajm i mirë për Kosovën, Bullgarisë i mungon lojtari kryesor

Sport March 20, 2019 - 10:12
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me 25 mars me Bullgarinë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për “EURO 2020”, transmeton zeri.info

Pak ditë para kësaj ndeshjeje verdhekaltrit e kanë marrë një lajm mjaft të mirë.

Përfaqësuesja bullgare do të ketë një mungesë të madhe në përballjen që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Bullgaria nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit të tyre më të mirë, Kiril Despodov.

Sulmuesi bullgar nuk ka arritur të rikuperohet me kohë, andaj do të mungojë në ndeshjen ndaj “Dardanëve”./Zëri

Image