Periudha pas Botërorit, më e vështira në karrierë

Periudha pas Botërorit, më e vështira në karrierë

Sport March 20, 2019 - 10:02
Detajet

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus ka thënë se periudha pas Kupës së Botës ka qenë momenti më i vështirë në karrierën e tij, transmeton zeri.info

Jesus e përjetoi një Botëror të vështirë në Rusi gjatë vitit të kaluar, derisa Brazili u eliminua në çerekfinale nga Belgjika.

“Nuk ka lënë gjurmë tek unë sot, por ishte shumë e vështirë për ta kaluar. Familja dhe miqtë më kanë ndihmuar shumë", tha ai.

"Unë nuk e jetoj atë moment sot për shkak të formës së dobët, por për shkak të formës së jashtëzakonshme të Agueros. Kur unë luaj, e ndihmoj ekipin. Pas Botërorit vuajta shumë, ishte momenti më i vështirë i imi si lojtar”, deklaroi Jesus, i cili është në grumbullim me Brazilin për ndeshjet miqësore me Panamanë dhe Republikën e Çekisë./Zëri