Triumfojnë Warriors e Bucks

Triumfojnë Warriors e Bucks

Sport March 20, 2019 - 09:21
Detajet

Golden State Warriors ka shënuar fitore në ndeshjen e 70-të të këtij edicioni të NBA-së në udhëtim te Minnesota Timberwolves me rezultatin 117:107, transmeton zeri.info

Stephen Curry shkëlqeu me 36 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime, derisa kontribuoi edhe Klay Thompson, i cili realizoi 28 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime.

Ndërkohë, te mysafirët më të dalluarit ishin Karl-Anthony Towns me 26 pikë, 21 kërcime dhe 4 asistime dhe Andreë Wiggins me 20 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.

Milwaukee Bucks ia ka shkaktuar humbjen e katërt radhazi LA Lakers, ekip që e mposhti në shtëpi me rezultatin 115:101.

Khris Middleton me 30 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime dhe Brook Lopez 28 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime ishin më të mirët për Bucks, ndërsa më i dalluari te Lakers ishte Kentavious Caldëell-Pope me 35 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.

Rezultatet: Charlotte – Philadelphia 114:118, Atlanta – Houston 105:121, Milwaukee – LA Lakers 115:101, Minnesota – Golden State 107:117, Sacramento – Brooklyn 121:123, LA Clippers – Indiana 115:109.