'Magjia' e Edon Zhegrovës në stërvitjen e Kosovës

'Magjia' e Edon Zhegrovës në stërvitjen e Kosovës

Sport March 19, 2019 - 18:42
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbaruar seancën e sotme stërvitore të paraparë për t’u mbajtur në pasditën e sotme.

Djelmoshat e Bernard Challandes ishin në disponim të mirë për seancën e sotme, shkruan Zëri.

Në mesin e të pranishmëve në stërvitje ishte edhe mesfushori i Baselit, Edon Zhegrova.

Image

Zhegrova dukej në formë të mirë në stërvitje, teksa kohë pas kohe shfaqte edhe aftësitë e tij me top.

Ndryshe, futbollisti 19-vjeçar nuk po kalon momentet më të mira te kampioni i shumëfishtë zviceran.

Ish-futbollisti i Prishtinës u transferua në Basel nga Genk në afatin kalimtar dimëror në huazim, por se minutazhi i tij është tejet i ulët./Zëri/