Interi nuk e ka dënuar Icardin

Interi nuk e ka dënuar Icardin

Sport March 19, 2019 - 09:30
Detajet

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta beson se Mauro Icardi do të rikthehet së shpejti në ekip, derisa insiston se klubi italian nuk e ka dënuar sulmuesin.

Icardi nuk ka luajtur për Interin që prej se iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa lojtari pretendon që është duke e marrë veten nga një lëndim në gju.

“Shpresoj që situata të ndreqet vetë. Ne jemi një familje dhe prindërit duhet të marrin vendime në të mirë të fëmijëve të tyre, por ato nuk janë ndëshkime. Ato bëhen në mënyrë që fëmijët të rriten dhe të bëhen më të mirë. Kështu duhet të interpretohet vendimi ynë. Unë shpresoj që ta ndreqim këtë gjë sa më shpejt që është e mundshme sepse icardi është një djalë i mirë që i ka dhënë shumë Interit dhe mund t’i jap edhe shumë”, tha Marotta./Zëri