Debatik Curri e kritikon ashpër trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë

Debatik Curri e kritikon ashpër trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë

Sport March 19, 2019 - 00:24
Zbuloni detajet

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri, e ka kritikuar përzgjedhësin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, shkruan Zëri.info.

Curri ka thënë se Panucci nuk është trajneri i duhur për Shqipërinë.

"Mendoj se Christian Panucci nuk është trajneri i duhur për Shqipërinë. Ai nuk ka arritur rezultate me Kombëtaren. Ka punuar si ndihmës dhe nuk e ka eksperiencën e duhur", ka thënë Debatik Curri për emisionin sportiv Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, shkruan Zëri.info.

Curri momentalisht punon si ndihmës-trajner te Prishtina. /Zëri.info