Albert Bunjaku i 'vajton' këta futbollistë të Kosovës

Albert Bunjaku i 'vajton' këta futbollistë të Kosovës

Sport March 18, 2019 - 23:29
Lexo Detajet

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, e ka komentuar mungesën e Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, shkruan Zëri.info.

Berisha tashmë edhe zyrtarisht mungon për shkak të lëndimit, derisa sipas të gjitha gjasave për të njejtat arsye pritet të mungojë edhe Hekuran Kryeziu.

"Janë mungesa të mëdha. Valoni mungon me sa kam informata, por ende nuk dihet për Kryeziun. Mungesa e tyre do të vërehet në lojë", ka deklaruar Albert Bunjaku për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info.

Valon Berisha luan me Lazion, derisa Kryeziu me Zurichun.

Këta lojtarë kanë shkëlqyer me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Ndeshja miqësore me Danimarkën luhet me 21 mars, kurse sfida eliminatore me Bullgarinë zhvillohet më 25 mars.

Të dyja takimet luhen në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë. /Zëri.info