Munishi: Kjo ndeshje do mund ta dëmtojë Përfaqësuesen e Kosovës

Munishi: Kjo ndeshje do mund ta dëmtojë Përfaqësuesen e Kosovës

Sport mars 18, 2019 - 23:07
Lexo Detajet

Trajneri Ismet Munishi i ka komentuar ndeshjet e radhës të Përfaqësueses së Kosovës.

'Timonieri' i Vëllaznimit vlerëson se ndeshja miqësore me Danimarkën mund t'i bëj dëm Kosovës, para ndeshjes eliminatore me Bullgarinë.

"Ndeshja me Danimarkën mund që mos të na bëj mirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Mendoj se është dashur që të përshtatet kundërshtari për ndeshjen me Bullgarinë. Kjo ndeshje në planin afat-shkurtër mund të na bëjë dëm, por na shërben në planin afat-gjatë", ka deklaruar Ismet Munishi për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info.

Kosovë - Danimarkë luhet më 21 mars, kurse më 25 mars luhet ndeshja e parë eliminatore ndaj Bullgarisë.

Këto ndeshje luhen në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë. /Zëri.info