U kthye në Kombëtaren e Kosovës, kështu po ndihet Bersant Celina

U kthye në Kombëtaren e Kosovës, kështu po ndihet Bersant Celina

Sport mars 18, 2019 - 21:52
Lexo Detajet

Bersant Celina ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar për ndjesinë e rikthimit në Kombëtaren e Kosovës.

22-vjeçari, i cili po shkëlqen te Swansea City në Championship, mungoi në disa ndeshje në Ligën e Kombeve. Por, ai është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit që Kosova do t’i zhvillojë kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, raporton Express.

“I lumtur që jam rikthyer në ekipin Kombëtar”, ka shkruar lojtari në Instastory.

Celina ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar edhe 6 asiste në 37 ndeshje për Swansea City deri më tani në sezonin 2018/19.

Duke parë formën fantastike nëpër të cilën po kalon ish-talenti i Manchester City, Challandes nuk e ka përjashtuar mundësinë që 22-vjeçari të startojë së bashku me Muriqin, Zenelin dhe Rashicën në pjesën ofensive – sidomos pas mungesës së Valon Berishës, që ka problem me lëndim.

Image