Trajneri i Kosovës ka një mesazh tejet të sinqertë për të rinjët kosovarë

Trajneri i Kosovës ka një mesazh tejet të sinqertë për të rinjët kosovarë

Sport March 18, 2019 - 19:16
Detajet

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.

Kosova si një vend i vogël është e pasur me rini të shëndetshme, andaj Krasniqi ka një mesazh tejet të sinqertë për ta, shkruan Zëri.

Ai thotë se të rinjët e Kosovës duhet të inkurajohen që të merren me sporte të ndryshme.

"Kemi shumë rini, duhet t'i shfrytëzojmë që të merren me sportet si futbolli, basketbolli, tenisi, noti, etj, por se duhet krijuar kushte", tha Ramiz Krasniqi.

"Ku janë fushat që janë premtuar? Shteti duhet të bëjë më shumë për ta që t'i inkurajojë që të merren me sport, dhe jo të rrinë tërë ditën në kafiqe", u shpreh Ramiz Krasniqi./Zëri/
"