Ramiz Krasniqi tregon nëse Kosova duhej të ftonte futbollistë nga Superliga për ndeshjet e marsit

Ramiz Krasniqi tregon nëse Kosova duhej të ftonte futbollistë nga Superliga për ndeshjet e marsit

Sport March 18, 2019 - 19:08
Detajet

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.

Kohëve të fundit ka pasur debat se pse trajneri i Kosovës A, Bernard Challandes nuk është duke ftuar futbollistë nga Superliga e Kosovës, shkruan Zëri.

Megjithatë, edhe Krasniqi është i të njejtit mendim me Challandes, duke thënë se në këto situata nuk bën të rrezikohet.

"Në këto raste, nuk merren lojtarë nga Superliga, por ka situata kur mund të bëhet një gjë e tillë", tha fillimisht Krasniqi.

"Çdo trajner nga këndi i vet e përgatit se si do të luhet ndeshja me Danimarkën e Bullgarinë", vlerësoi Krasniqi.

"Ndaj Danimarkës do të luaja më ndryshe, por duhet t'i shmangemi humbjes së thellë sepse kjo skuadër ka lojtarë të rinjë", shtoi Krasniqi.

"Kroacia e ka ligën më të fortë, ndërsa në Kosovë ndeshje të forta zhvillohen vetëm mes katër skuadrave të para në tabelë", tha Krasniqi në mes të tjerash./Zëri/