Trajneri i Kosovës: Ndodhë që futbollistët dashurohen, kështu duhet punuar me ta

Trajneri i Kosovës: Ndodhë që futbollistët dashurohen, kështu duhet punuar me ta

Sport March 18, 2019 - 18:58
Detajet

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.

Krasniqi drejton grupmoshat U-19, ku puna me ta është ndër më të vështirat, shkruan Zëri.

Në mes të tjerash, Krasniqi ka komentuar edhe situatat kur futbollistët e tij kanë ndonjë problem privat, duke u bazuar në atë se janë në adoleshencë.

"Më ka ndodhur që të kem futbollistë të shkolluar si dhe të dashuruar sepse tek U-19 janë lojtarët nga adoleshenca", tha fillimisht Krasniqi.

"Dhe në momentet kur kanë futbollistët probleme apo kur dashurohen, atëherë duhet të bisedojmë me ta", shtoi Krasniqi./Zëri/