U tha se Kosova luajti në një turne amator, reagon trajneri i Përfaqësueses

U tha se Kosova luajti në një turne amator, reagon trajneri i Përfaqësueses

Sport March 18, 2019 - 18:40
Detajet

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 javë më parë ka mbajtur një turne në Romë të Italisë.

E veqanta e kësaj ishte se përzgjedhësi Ramiz Krasniqi kishte ftuar vetëm lojtarët që luajnë në Kosovë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Krasniqi ka reaguar edhe për zërat që pohonin se ky turne ka qenë amator dhe aspak serioz, duke e mohuar një gjë të tillë.

"Nuk mundem ta kuptoj një grup gazetarësh, nuk duhet ta nënçmojnë Përfaqësuesen e Kosovës, pasi kemi luajtur me skuadra si Anglia, Malta e tjera", u shpreh fillimisht Ramiz Krasniqi.

"Nëse paraqitet flamuri i UEFA-s e FIFA-s është turneu ndërkombëtar, por nëse del flamuri i shteteve atëherë turne i thjeshtë", pohoi Ramiz Krasniqi.

"Ka qenë e obliguar të jenë futbollistë vendor, asnjë futbollistë nga jashtë. P.sh te Portugalia U-19 asnjë futbollistë nuk luan në Portugali, por vetëm në shtetet tjera", shtoi Ramiz Krasniqi.

"Ne kemi pasur futbollistë vetëm që luajnë në Kosova dhe me të cilët jam i mahnitur me atë që kan treguar", tha Ramiz Krasniqi në mes të tjerash./Zëri/