Harrojeni Messin, Xavin e Iniestan, këta talentë të Barcelonës do t'iu lënë pa fjalë

Harrojeni Messin, Xavin e Iniestan, këta talentë të Barcelonës do t'iu lënë pa fjalë

Sport March 18, 2019 - 15:53
Detajet

Bazamenti kryesor i Barcelonës është akademia e të rinjëve e njohur ndryshe si “La Masia”.

Shumë futbollistë të famshëm janë rritur dhe zhvilluar në akademi si Lionel Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Sergio Busquets e shumë të tjerë, shkruan Zëri.

Por, ‘La Masia’ vazhdon ende me traditën e njejtë ku shumë talentë të jashtëzakonshëm dalin në skenë nga aty.

Së fundmi, “Copa90” ka shpërndarë një video interesante të futbollistëve të rinjë të Barcelonës.

Në pamjet e mëposhtme mund ta shihni se me këta fëmijë, Barcelona ka një të ardhme të ndritur në kompeticionet evropiane e më gjerë./Zëri/