Dy lojtarë largohen nga grumbullimi, Panucci afron tre emra të tjerë

Dy lojtarë largohen nga grumbullimi, Panucci afron tre emra të tjerë

Sport March 18, 2019 - 15:49
Detajet

Kombëtarja ka nisur stërvitjen dhe në listën e lojtarëve të grumbulluar ka ndryshime.

Siç është raportuar vendin e Thomas Strakoshën, i cili është lënë jashtë nga Christian Panucci do ta zërë portieri i Laçit, Gentian Selmani, shkruan Panorama Sport.

Por nuk mbetet me kaq, për shkak të disa shqetësimeve fizike mbrojtësi Egzon Binaku dhe veterani Andi Lila do të lënë grumbullimin, pasi stafi mjekësor e ka vendosur këtë gjë. Vendin e tyre do ta zënë Keidi Bare dhe Ylber Ramadani.

Ndërkaq me skuadrën është grumbullua dhe Kastriot Dermaku, për të shtuar numrin e mbrojtësve në ekip.