Ekipi nacional i Turqisë në Kosovë, Driton Kuka adreson kritika për Komunën e Pejës dhe Ministrinë e Ambientit

Ekipi nacional i Turqisë në Kosovë, Driton Kuka adreson kritika për Komunën e Pejës dhe Ministrinë e Ambientit

Sport March 18, 2019 - 15:23
Detajet

Ekipi nacional i Turqisë është duke qëndruar në Kosovë në një kamp stërvitor që do të zgjasë dhjetë ditë.

Përveç skuadrave të forta që kanë qenë në Kosovë për kampe stërvitore, tani kanë filluar edhe ekipet nacionale, shkruan Zëri.

Pas Turqisë, në Kosovë nga 1 deri më 7 prill do të qëndrojë edhe ekipi nacional i Holandës.

Por, trajneri i famshëm kosovar i xhudos, Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer për neglizhencën në punimet për një Qendër Nacionale.

Image

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kuka ka kritikuar Komunën e Pejës si dhe Ministrinë e Ambientit për zvarritjen e punëve që tri vite.

“Peja pike turistike sportive me rëndësi e vendit tonë. E pakuptimitë neglizhenca për Qendër Nacionale. Komuna e Pejës dhe Ministria e Ambientit që tri vite po na zvarritin e mashtrojnë”, shkruhet në postimin e Kukës./Zëri/