Gazetari i 'The Sun': Kjo arsyeja se pse Xherdan Shaqiri nuk po luan

Gazetari i 'The Sun': Kjo arsyeja se pse Xherdan Shaqiri nuk po luan

Sport mars 18, 2019 - 15:13
Detajet

Xherdan Shaqiri në fillim të aventurës së tij me Liverpoolin ishte përshkruar si ‘njëri prej transferimeve më të mira të afatit kalimtar veror’.

Vetëm 17.5 milionë euro i kushtoi Liverpoolit që ta transferojë mesfushorin kosovar nga Stoke City.

Gjashtë gola në 26 ndeshje zyrtare janë shifrat fillestare të reprezentuesit të Zvicrës këtë sezon, shkruan Zëri.

Image

Por, që nga 24 shkurti, Shaqiri ka munguar në ndeshjet kundër Watford, Everton, Burnley dhe Fulham si dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Shaqiri ka pasur disa probleme të lehta në shpinë kohëve të fundit, por tashmë ai është plotësisht i rikuperuar, por Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit nuk është duke luajtur aspak me të.

Për çfarë arsye? A po stërvitet dobët ai? Apo ka ndonjë problem me Jurgen Klopp?

Gazetari i “The Sun” ka një sqarim për këtë: “Nuk ka të bëjë aspak me këtë”, tha Charlie Wyett pa hezitim.

Image

“Klopp e ka ndryshuar sistemin nga 4-2-3-1 në 4-3-3 dhe kështu Shaqiri nuk ka vend në këtë formacion. Në sulm luajnë Salah, Mane dhe Firmino”, vazhdoi ai.

“Por, në mesfushë me Lallanan, ky i fundit mund të ketë probleme, andaj mund të jetë një mundësi e mirë kjo për Shaqirin. Ai s’është larg nga formacioni bazë”, vlerësoi Charlie Wyett.

Pavarsisht rolit si rezervistë, Wyett mendon se Shaqiri është ende me reputacion te tifozët dhe njerëzit kudo.

“Shaqiri ka reputacion te tifozët, shpresoj që ai të ketë një tjetër mundësi”, tha Wyett në mes të tjerash./Zëri/