Momenti kur dy futbollistët e Milanit shkaktojnë rrëmujë në bankën rezervë gjatë derbit

Momenti kur dy futbollistët e Milanit shkaktojnë rrëmujë në bankën rezervë gjatë derbit

Sport March 18, 2019 - 08:51
Detajet

‘Derbi i Madoninës’ mbrëmë i ka takuar Interit përballë Milanit në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.

Djelmoshat e Luciano Spallettit pas eliminimit nga Liga e Evropës, arritën ta mposhtin Milanin me rezultat, 3:2, shkruan Zëri.

Image

Ndërkaq, në një moment të ndeshjes, ndodhi një incident kontravers mes lojtarëve të Milanit.

Në minutën e 69-të, pas zëvendësimit të Franck Kessie, ky i fundit u konfrontua me mesfushorin, Lucas Biglia.

Biglia ishte në bankën rezervë për këtë ndeshje, dhe trajneri Gennaro Gattuso nuk e inkuadroi fare.

Më pas, duhej edhe ndërhyrja e stafit teknik për ta qetësuar situatën, ku Kessie vazhdoi në zhveshtore pas këtij incidenti./Zëri/