"Qytetarët e Prishtinës nuk më duan se jam bukurosh, por tifoz i Prishtinës"

Sport March 17, 2019 - 23:54
Detajet

Ditëve të fundit ka pasur zëra se Afrim Tovërlani mund të rikthehet te FC Prishtina.

"Toki" ka qenë trajneri më i suksesshëm në histori të klubit kryeqytetas, nga ku ai u largua para gjashtë vitesh, shkruan Zëri.

Ndërsa, në 'Sports Show', Tovërlani ka thënë se ka respekt për FC Prishtinën dhe se është ende tifoz i saj, shkruan Zëri.

"Deri në qershor nuk dua të punoj, e di se më duan 'Plisat', më duan qytetarët jo se jam bukurosh", tha fillimisht 'Toki'.

"Fatmirësisht, FC Prishtina ka një bord e kryesi, dhe deri në qershor nuk e mendoj rikthimin", u shpreh Tovërlani./Zëri/