Publikohet kënga zyrtare e Kosovës për eliminatoret e 'Euro 2020'

Publikohet kënga zyrtare e Kosovës për eliminatoret e 'Euro 2020'

Sport March 17, 2019 - 18:19
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje interesante nga java e ardhshme.

Fillimisht, më 21 mars, Kosova përballet me Danimarkën në një miqësore luksi në Prishtinë.

Ndërkaq, katër ditë më vonë, 'Dardanët' e zhvillojnë eliminatoren e parë të Evropianit kundër Bullgarisë, poashtu në Prishtinë, shkruan Zëri.

Dhe tashmë është publikuar edhe kënga zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e Evropianit "Euro 2020".

Kjo këngë këndohet nga Jehona Lumi dhe Florent Abrashi, teksa producent është Rinor Ukimeri.

Më poshtë, versioni me tekst i këngës, kurse video-klipi xhirohet më 25 mars gjatë ndeshjes, Kosovë - Bullgari./Zëri/