Ish-bashkëlojtari i Shaqirit zbulon arsyen tronditëse pse kosovari s’po luan për Liverpoolin

Ish-bashkëlojtari i Shaqirit zbulon arsyen tronditëse pse kosovari s’po luan për Liverpoolin

Sport mars 17, 2019 - 11:51
Lexoni detajet e fundit

Ish-mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Glen Johnson, i cili luajti përkrah Xherdan Shaqirit në Stoke City sezonin e kaluar, ka pohuar se kosovari i Zvicrës mbase është duke u lënë jashtë formacionit të të kuqve nga Jurgen Klopp për arsyeje disiplinore.

Shaqiri ka qenë shpesh zëvendësuesi i parë i Liverpoolit në pjesën e parë të këtij sezoni kur nuk luante si titullar, por që prej 24 shkurtit nuk ka luajtur, ndërsa hera e tij e fundit si titullar ishte në janar, transmeton Gazeta Express.

Ish-bashkëlojtari i tij Johnson foli për situatën e Shaqirit në BBC Radio 5.

“Kur gjërat shkonin mirë, ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe luante shumë mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai nuk tregonte cilësitë. Ishte e qartë”, tha Johnson për BBC.

I pyetur nëse Shaqiri është në disponim të keq për shkak se nuk po luan kohëve të fundit, Johnson shtoi: “Ka shumë mundësi që po. Jurgen nuk merret me këtë, i jep fund”.

27-vjeçari nga Kosova nuk njihet për sjellje të keqe, por se a ka të drejtë Johnson apo jo mbetet të shihet.

Shpresojmë se ai e ka gabim dhe Shaqiri do të rikthehet në formacionin e Kloppit në javët në vazhdim.