Ylli triumfon ndaj Bashkimit

Ylli triumfon ndaj Bashkimit

Sport March 16, 2019 - 21:31
Lexoni detajet

Ylli ka arritur të sigurojë fitore në përballjen me Bashkimin, në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ylli e fitoi këtë përballje me rezultat 86:68, raporton Gazeta Express.

Kjo është fitorja e 15-të e Yllit për këtë sezon. Klubi nga Suhareka radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës, me shtatë humbje deri më tani.

Në anën tjetër, Bashkimi e pësoi humbjen e 11-të për këtë sezon. Nga 22 ndeshjet e zhvilluara, tani Bashkimi ka po aq humbje sa fitore.