Goli i bukur i Celinës nuk mjafton, Man City kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Goli i bukur i Celinës nuk mjafton, Man City kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Sport March 16, 2019 - 20:38
Lexoni detajet

Manchester City arriti të sigurojë fitore me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Swansea Cityt, që e kualifikon skuadrën e Pep Guardiolës në gjysmëfinale të FA Cup, pas 90 minutave dramatike.

Fillimisht kishin qenë vendasit ata qe kishin kaluar në epërsi.  Goli i parë i ndeshjes ishte shënuar nga Matt Grimes i Swanseat, në minutën e 20-të, nga pika e penalltisë, raporton Gazeta Express.

Vetëm nëntë minuta më vonë, ylli nga Kosova, Bersant Celina, e shënoi një gol shumë të bukur ndaj ish-klubit të tij, duke e kaluar Swansean në epërsi me rezultat 2:0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, mirëpo vendasit nuk u treguan kaq të shkathët në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Manchester City arriti ta përmbysë rezultatin.

Gjithcka filloi me golin e shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 69-të të ndeshjes. Vetëm nëntë minuta më vonë, Sergio Aguero e humbi mundësinë për ta barazuar rezultatin, duke gabuar nga pika e penalltisë, mirëpo Kristoffer Nordfledt shënoi autogol menjëherë.

Golin e fitores e shënoi Sergio Aguero në minutën e 88-të të ndeshjes, duke ia siguruar një vend në gjysmëfinale skuadrës së tij.

Tani, Manchester City është ndër klubet favorite për ta fituar këtë titull, bashkë me rivalin e qytetit, Manchester Unitedin.