Ish-ylli i futbollit kosovar pajiset me licencën e UEFA-s për trajner

Ish-ylli i futbollit kosovar pajiset me licencën e UEFA-s për trajner

Sport March 15, 2019 - 19:54
Lexoni detajet

Shpëtim Idrizi është një ndër futbollistët më cilësor që ka nxjerrë futbolli i Kosovës, raporton Zëri.info.

'Shputa' siç njihet ndryshe i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës me Trepçën '89.

Ai i ka dhënë fund vitin e kaluar karrierës si futbollist, ndërkohë që e ka nisur karrierën si trajner duke u emëruar ndihmës-trajner te Trepça '89.

Idrizi ka punuar si trajner edhe te juniorët e Trepçës '89.

Ai është pajisur së fundmi edhe me licencën B të UEFA-s në Shqipëri.

"Sot me datë 15.03.2019 me ndihmën e Zotit fuqiplot arrita ta mbaroi kursin për licenc UEFA B faleminderit familjës për përkrahjen dhe gjithashtu Profesorave për përkushtimin", ka shkruar Shpëtim Idrizi në rrjetin social Facebook. /Zëri.info

Image

Image

Image