Zyrtare: Cannavaro përzgjedhës i ri i Kinës

Zyrtare: Cannavaro përzgjedhës i ri i Kinës

Sport mars 15, 2019 - 18:20
Detajet

Si futbollist Fabio Cannavaro ka qenë ikonë, si një prej mbrojtësve më të mirë të viteve të 2000-ta, ndërsa karrierën si trajner e ka filluar larg atdheut të tij, në Azi, shkruajnë mediat italiane, përcjell zeri.info.

 

Në vitin 2011 e ka përfunduar karrierën në klubin aziatik, Al-Ahli, ku e kishte filluar edhe karrierën si ndihmës-trajner

Prej vitit 2017 Cannavaro e kishte marrë drejtimin skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, ndërsa prej sot, paralelisht, është edhe përzgjedhës i Kinës.

Në bankinën e Kinës ai e zëvendëson ish-përzgjedhësin e tij, Marcelo Lippi, i cili ishte larguar pas eliminimin në çerekfinale të Kupës së Azisë në muajin janar

Në vitin 2006 Cannavaro e kishte fituar “Topin e Artë”, si futbollisti më i mirë në botë, zgjedhje të cilën e kishte bërë FIFA. /Zëri/