Solskjaer e arsyeton vendimin e Scholsit, i propozon që t’i bashkohet Manchesterit

Solskjaer e arsyeton vendimin e Scholsit, i propozon që t’i bashkohet Manchesterit

Sport mars 15, 2019 - 18:02
Detajet

Ikona e Manchester Unitedit, Paul Scholes, e ka përfunduar episodin e tij si trajner i klubit Oldham, vetëm pas 31 ditësh qëndrimi në bankinën e këtij klubi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

Scholes është larguar nga Oldham për shkak se klubi nuk e kishte lejuar atë të punonte si dëshironte, dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të kthehet në ‘Old Trafford’.

“Ka arsye shumë të forta pse ai është larguar nga atje. Unë ia kam dërguar porosinë”, ka thënë trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer.

Ai e ka ftuar Scholsin të punojnë së bashku te United. 

Kujtojmë se Scholes dhe Solskjaer kanë luajtur për shumë vite së bashku te Manchester United në kohën e trajnerit legjendar, Si Alex Ferguson.  /Zëri.info