Lojtari shqiptar i jep lamtumirën klubit pas 10 viteve, transferohet në Amerikë

Lojtari shqiptar i jep lamtumirën klubit pas 10 viteve, transferohet në Amerikë

Sport mars 15, 2019 - 16:14

Ansi Agolli i ka dhënë lamtumirën skuadrës ku kaloi plot 10 vjet.

Mbrojtësi shqiptar ka lënë skuadrën e Qarabagut, për të shkuar në Amerikë te skuadra e Nw York Cosmos.

Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të skuadrës azere, Agolli i ka dhënë lamtumirën  skuadrës dhe tifozëve të saj në gjuhën e tyre, transmeton Panorama Sport. 

36-vjeçari ka qenë pjesë e Karabakut për gati një dekadë dhe ka luajtur plot 237  ndeshje ku ka shënuar dhe 8 gola. Ai ka fituar pesë kampionate në Azerbajxhan dhe tre kupa.

Image